Messi-Di Maria, PSG-ja në delir

Futboll

Messi-Di Maria, PSG-ja në delir

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:47
Messi-Di Maria, PSG-ja në delir

“Kjo është hera e fun dit që luaj këtu si kundërshtar”. Këto janë fjalët që Lionel Mesi i ka thënë shokut të tij Angel di Maria në fundin e ndeshjes, ditën e mërkurë mes PSG-së dhe Barcelonës, e vlefshme për fazën e 1/8- ave të Ligës së Kampionëve.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari brazilian Marselo Beçler, në kanalin e tij në “Youtube” dhe të publikuar nga portali “TntSports Brasil”. Sigurisht që kjo deklaratë e Mesit ka hapur skenarë të rinj në një telenovelë merkatoje.

Gjithçka nisi në momentin kur “Pleshti” kërkoi largimin nga klubi katalanas, por nuk ndodhi asgjë. Në pritje të merkatos së ardhshme ka shumë pista, të cilat mund të ndryshojnë. Kontrata e Mesit skadon në qershorin e vitit 2021. Ndryshe nga një vit më parë, numri 10 i Barcelonës këtë herë mund ta zgjedhë vetë destinacionin e tij sepse do të jetë lojtar i lirë.

Sipas Beçler, motivet e lamtumirës së Mesit janë dy: Dëshira për të qenë pjesë e një projekti fitues dhe kriza financiare e Barcelonës. Lamtumira duket praktikisht praktikisht e sigurt.

Vetë Di Maria kishte thënë në fillim të shkurtit që kishte shumë mundësi të luante me Mesin në një skuadër. Duket se as zgjedhja e Laportës si president nuk e ndryshon mendimin e Leo Mesit. Ai është gjithmonë e më pranë transferimit në Paris. Është e vërtetë që kapiteni argjentinas do të dëgjojë ofertën që mund t’i bëjë Joan Laporta gjatë kësaj kohe, por nuk ka ndërmend që ta pranojë.

Ai nuk do të bindet aspak nga projekti që kanë katalanasit për të ardhmen dhe e di shumë mirë që me krizën ekonomike ku ndodhen nuk mundet që të afrojnë futbollistë të rëndësishëm për të fituar Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se në Barcelonë po bëjnë përpjekje që të rikthehen, skuadra e madhe dhe e lavdishme, duket shumë delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat