Reali triumfon në çastet e fundit, Benzema shënuesi i dyfishtë

Futboll

Reali triumfon në çastet e fundit, Benzema shënuesi i dyfishtë

Nga: K.G. Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:11
Reali triumfon në çastet e fundit, Benzema shënuesi i dyfishtë

Real Madridi ka shënuar fitore në çastet e fundit, me rezultat 2:1 kundër Elche-s. 

Madrilenët arritën tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, në takimin e javës së 27-të. 

Në minutën e 61-të Calvo me kokë ka shënuar për epërsinë (0:1) të Elche-s. 

Në minutën e 73-të, Karim Benzema barazon rezultatin 1:1.  Në minutën e 90+1, Benzema me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të majtë, e vendosi fitoren me rezultat 2:1.

Reali është në vend të dytë me 57 pikë dhe Elche është i 17-ti me 24 sosh pas 27 jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat