Nuk ka qetësi te Drenica, Devolli largohet

Futboll

Nuk ka qetësi te Drenica, Devolli largohet

Nga: K.G. Më: 17 mars 2021 Në ora: 19:26
Drenica mbetet pa trajner, Devolli largohet

Nuk ka qetësi të skuadra e Drenicës nga Skenderaj, pas humbjes së sotme me rezultat 1:0 në Klinë nga Dukagjini, i kushton shtrenjtë edhe trajnerit Bledar Devolli.

Drenica eliminohet në çerelfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa Devolli largohet nga pozita e trajnerit.

 

"Trajneri Bledar Devolli, ka paraqitur dorëheqjen para kryesisë së klubit , pas eleminimit nga Kupa e Kosovës, në çerekfinale, nga Dukagjini i Klinës sot me shifrat 1:0.

Drejtuesit e klubit kanë aprovuar pasditë dorëheqjen e trajnerit Devolli, dhe sot përfundon angazhimi i trajnerit gjirokastrit në klubin tonë.

Ne e falenderojmë Bledar Devollin për punën dhe angazhimin në klub gjatë gjithë kësaj kohe, por këtu ndahen rrugët.  Klubi i uron suksese Devollit në angazhimet e tij të radhës. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do ta zyrtarizojnë trajnerin e ri që do t’a udhëheq skuadrën në vazhdim", shkruan në faqen e KF Drenica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat