Mertens shkruan historinë

Futboll

Mertens shkruan historinë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:35
Mertens shkruan historinë

Mertens shkruan historinë me Napolin, bëhet lojtari i parë belg që arrin kuotën e 100 golave në Serinë A!

Me dygolëshin e sotëm në ndeshjen kundër Romës, Driz Mertens bëhet lojtari i parë belg që arrin kuotën e 100 golave në Seria A.

33-vjeçari i cili luan prej 8 sezonesh te Napoli, ka arritur të jetë një lojtarët kyç tek napoletanët duke e ndihmuar ekipin të qëndrojë mes ekipeve më të mira të Seria A.

Mertens u transferua nga PSV-ja në vitin 2013 dhe ka arritur të shënojë një total prej 130 golash për Napolin, 100 prej tyre në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat