Deshamp nuk ka dyshime për pasardhësin

Futboll

Deshamp nuk ka dyshime për pasardhësin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:23
Deshamp nuk ka dyshime për pasardhësin

Zinedin Zidan do të jetë pasardhësi i Dider Deshamp në pankinën e Francës.

Për këtë është i bindur vetë tekniku aktual i Francës, i cili ka shpjeguar në një intervistë se pse pret që ish-shoku i tij i skuadrës, aktualisht në pankinën e Real Madrid, të jetë ai që do ta pasojë pas Botërorit 2022, kur pritet që të ketë ndryshime në stolin e “Les bleus”.

“Suksesi i tij si trajner i ka dhënë shumë besueshmëri në bankina. Ai e kishte të drejtën, tani ka edhe besueshmërinë për ta bërë një gjë të tillë. Është mëse e mundur që ndonjë ditë të jetë ai pasardhësi im në pankinë”, pranoi sot Deshamp.

Kontrata e Zinedin Zidan me Real Madrid përfundon në vitin 2022. Sipas “Telefoot”, ai kërkon ta mbyllë pikërisht atëherë me Realin, në mënyrë që të zërë vendin e Deshamp, për të cilin Botërori 2022 mund të jetë i fundit si tekniku i Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat