Hysaj mund të transferohet te Lazio

Futboll

Hysaj mund të transferohet te Lazio

Më: 25 mars 2021 Në ora: 18:22
Hysaj mund të transferohet te Lazio

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj në fund të këtij edicioni pritet të ndërrojë skuadër por jo edhe kampionat.

Sajti italian “Tuttomercatoweb” ka njoftuar të enjten se interesim të madh për shërbimet e Hysajt, ka shprehur skuadra e Lazios.

Në fakt, thuhet se negociatat mes palëve pritet të fillojnë së shpejti pasi Hysaj tashmë ka paralajmëruar largimin nga Napoli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Te Lazio, po e shohin Hysajn si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes dhe po besojnë se mund ta bindin që të jetë pjesë e klubit prej sezonit tjetër.

Hysaj 27-vjeçar këtë edicion ka 20 paraqitje për Napolin në të gjitha ndeshjet, ku ka bërë dy asistime. Ai është pjesë e Napolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Empoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat