Kosova dhe Suedia sot kryejnë stërvitjet e fundit

Futboll

Kosova dhe Suedia sot kryejnë stërvitjet e fundit

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:13
Kosova dhe Suedia sot kryejnë stërvitjet e fundit

Kosova do të jetë nikoqire e Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Për Dardanët do të jetë kjo ndeshja e parë kualifikuese në këtë cikël eliminatoresh, derisa për Suedinë e dyta, pasi kanë filluar ndaj Gjeorgjisë që e mposhtën 1-0.

Suedezët do të mbërrijnë sot në kryeqytetin kosovar Prishtinë, derisa do ta kryejnë edhe një seancë stërvitore.

Seancë stërvitore para ndeshjes do të mbajë edhe Përfaqësuesja e Kosovës, derisa të parët që do të zbresin në fushën e stadiumin ‘Fadil Vokrri’ janë mysafirët.

Të udhëhequr nga Zlatan Ibrahimovic, Suedia do të fillojë stërvitjet në ora 17:30, derisa Kosova nis stërvitjet në ora 19:00.

Njoftimi i plotë nga FFK:

Ju njoftojmë me agjendën e Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Suedisë për datën 27.03.2021.

17:30 – Stërvitja e Kombëtares së Suedisë (15 minutat e para të hapura për media)
18:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës
18:40 – Konferenca për media e Kombëtares së Suedisë
19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (15 minutat e para të hapura për media)

Në konferencat për media mund të jenë të pranishëm vetëm 12 gazetarë që janë akredituar për sallën e konferencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat