Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm

Futboll

Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm

Më: 27 mars 2021 Në ora: 11:47
Te Shqipëria është titullar i padiskutueshëm

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, ku i përfundon edhe kontrata, teksa kjo është e sigurt. Mbrojtësi i Kombëtares, nuk ka rinovuar me të kaltrit dhe tashmë agjenti i shkodranit ka konfirmuar se në merkaton e verës do të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Hysajn mund ta shikojmë me fanellën e Milanit, duke filluar që nga sezoni tjetër. Sipas “Sportitalia”, futbollisti ndiqet nga Milani, që e shikon si të rëndësishme për ta afruar me parametër zero.

Drejtuesit kuqezi po mendojnë për një mbrojtës të djathtë për sezonin tjetër dhe Hysaj shihet si zgjedhje e duhur, pasi ka eksperiencë në Serinë A, por edhe në Ligën e Kampioneve.

Te Milani nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e Diogo Dalo nga Junajtid, pasi preferojnë që më mirë të shpenzojnë për Tomorin te Çelsi, me anglezin që ka shkëlqyer te kuqezinjtë deri tani.

Në këtë mënyrë, Maldini ka “piketuar” Hysajn, si zgjedhjen ideale, pasi nuk do të duhej as të shpenzonin për ta afruar. 27-vjeçari ka treguar një formë të mirë me Napolin në ndeshjet e fundit, teksa është edhe një titullar i padiskutueshëm te Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat