Josa sheh të tijtë përballë U21

Futboll

Josa sheh të tijtë përballë U21

Më: 27 mars 2021 Në ora: 18:53
Josa sheh të tijtë përballë U21

Kukësi shpreson që në pjesën e mbetur të sezonit, të ketë mundësinë që të kthehet përsëri në garë për Europën, larg të cilës është për momentin.

Ndaj trajneri Josa ka shfrytëzuar edhe këtë fundjavë që skuadra kishte pushim në kampionat për shkak të ndeshjeve të kombëtares, që të shohë gjendjen e futbollistëve të tij, por edhe atyre që mund t’i shërbejnë ekipit nga radhët e të rinjve.

Sot klubi ka organizuar një miqësore mes skuadrës së parë dhe ekipit që merr pjesë në kampionatin U21, me lojtarët të cilët nuk ishin bërë pjesë e grumbullimeve të përfaqësueseve pasi nga radhët e verilindorëve ka pasur disa të tillë si te Shpresat, ashtu edhe te Maqedonia e Veriut.

Një ndeshje ku ekipi i parë ka fituar me shifrat 6-2, por ku rezultati kishte pak rëndësi, pasi Josës i interesonte më shumë të shihte  gjendjen e lojtarëve në këtë pikë të sezonit, para sprintit të fundit të ndeshjeve që do të përcaktojnë fatin e Kukësit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat