Kane jep shenja largimi nga Tottenham!

Futboll

Kane jep shenja largimi nga Tottenham!

Më: 28 mars 2021 Në ora: 11:13
Kane jep shenja largimi nga Tottenham!

Koha e Harry Kane te Tottenham duket se po shkon drejt fundit dhe një lajm të tillë mediat po e përforcojnë nga dita në ditë. Së fundmi, kapiteni i “Gjelave” ka folur nga grumbullimi me Kombëtaren e Anglisë, ku nuk i ka mohuar zërat që mund të largohet nga Tottenham.

Kane e ka dribluar pyetjen me zgjuarsi, por nuk ka mohuar largimin në fund të sezonit.

Anglezi duket se është i zhgënjyer me ekipin e tij, ku nuk ka fituar asnjë trofe dhe kërkon të largohet për një ekip më të madh. Sulmuesi u shpreh se në verë do të vendoset gjithçka.

“E ardhmja ime larg Tottenham? Të them të drejtën jam i fokusuar për të bërë punën time brenda në fushë dhe kështu do të jetë deri në fund të sezonit. Më pas, në verë do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat