Rekord që mbahej prej vitit 1965

Futboll

Rekord që mbahej prej vitit 1965

Më: 28 mars 2021 Në ora: 14:50
Rekord që mbahej prej vitit 1965

Rekord që mbahej prej vitit 1965, futbollisti i njohur bëhet “gjysh” te përfaqësuesja e Holandës, ja për çfarë bëhet fjalë.

Holanda ia doli të fitojë ndaj Letonisë ditën e djeshme në kualifikueset e Botërorit 2022. Kjo ndeshje e luajtur sot ishte e veçantë sidomos për Ryan Babel.

Sulmuesi veteran u aktivizua në fundin e ndeshjes nga trajneri De Boer, duke vendosur një rekord shumë të veçantë. Sulmuesi i Galatasaray është kthyer në lojtarin më jetëgjatë në Kombëtaren e Holandës që nga viti 1965, rekord që mbahej nga Mick Clavan.

Debutimi i Babel me Holandën ka qenë në vitin 2005 në ndeshjen ndaj Rumanisë, pra 16 vite dhe 1 ditë më parë. Kështu, Babel ka plot 16 vite jetëgjatësi në Kombëtare, më shumë se kushdo tjetër që nga viti i largët 1965.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat