Inter Miami dhe DC United në garë për Sturridge

Futboll

Inter Miami dhe DC United në garë për Sturridge

Më: 30 mars 2021 Në ora: 10:56
Daniel Sturridge

Ish sulmuesi anglez Daniel Sturridge, është duke u vëzhguar nga dyshja e MLS, Inter Miami dhe DC United.

31-vjeçari ka qenë agjent i lirë që na koha kur u largua nga Trabzonspor dhe është në kërkim që të ‘shpëtojë’ karrierën.

Sipas Daily Mirror, Sturridge kërkohet nga skuadra e David Beckhamit, se bashku me DC United, që më herët transferuan Wayne Rooney.

Sturridge ka zhvilluar 26 ndeshje me Kombëtaren e Anglisë dhe gjithmonë ka treguar fuqinë e tij të golashënuesit.

Ish lojtari i Liverpool, Chelsea dhe Cityt do ishte transferim i rëndësishëm në MLS, aty ku mund të bashkohet para muajit prill.

Gjatë kohës te Trabzonspor, Sturridge zhvilloi 16 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar shtatë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat