Tomori: Dua të impresionoj Maldinin

Futboll

Tomori: Dua të impresionoj Maldinin

Më: 30 mars 2021 Në ora: 15:01
Tomori: Dua të impresionoj Maldinin

Fikajo Tomori ishte një goditje e rëndësishme për Milanin në merkaton e janarit, duke qenë se mbrojtësi jep shumë garanci në prapavijë dhe është shndërruar menjëherë në një të padiskutueshëm për trajnerin Stefano Pioli.

Drejtuesit kuqezi janë të gatshëm ta transferojnë përfundimisht në Milano duke qenë se ai është ende një futbollist i Çelsit, ndërsa për ta bërë këtë do të duhen 28 milionë euro.

Së fundmi, Tomori thekson se te Milan ndihet shumë mirë, teksa ka vetëm fjalë të mira për drejtorin sportiv, Paolo Maldini.

“Te Milan jam shumë mirë. Ishte e lehtë të ambientohesha këti, ishin të gjitha kaq miqësorë. Ibra ndoshta nuk na flet si fëmijëve të tij, por na motivon shumë. Është një shembull i dedikimit dhe karikimit të situatës. Maldini?

Ta kesh si shef të zonës teknike, është si të kesh Mesinnë rolin e drejtorit sportiv. Dua ta impresionoj për çdo ditë”, u shpreh Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat