Selektori i Kosovës flet në sy të gazetarëve spanjollë për titujt e tyre skandaloz

Futboll

Selektori i Kosovës flet në sy të gazetarëve spanjollë për titujt e tyre skandaloz

Më: 30 mars 2021 Në ora: 18:12
Selektori i Kosovës flet në sy të gazetarëve spanjollë për titujt e tyre skandaloz

Ekspedita e Kombëtares së Kosovë arriti dje në Sevilla të Spanjës ku u akomodua në hotelin “Melia”.

Ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po mbajti konferencë për media, i cili foli për qasjen e medieve spanjolle karshi Përfaqësueses së Kosovës.

“Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa medieve drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”, tha Challandes.

Kujtojmë se, Kosova këtë muaj filloi kampanjën e kualifikimeve për kampionatin botëror ‘Katari 2022’, ku ndeshjen hapëse e zhvilloi në Prishtinë më 28 mars kundër Suedisë nga e cila u mposht me rezultat 0:2, dhe ndonëse është pranuar që takimi me Spanjën të zhvillohet brenda territorit të spanjollëve, Federata e Futbollit Spanjoll kishte thënë se, Kosova nuk do të trajtohet si komb, përkatësisht si shtet i pavarur dhe Sovran.

Përveç kësaj, mediet spanjolle vazhdimisht ishin jo korrekt me Përfaqësuesen e Kosovës, duke shkruar tituj skandaloz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat