Vojvoda: Jemi shku me lanë shpirtin në fushë, sa të jemi gjallë

Futboll

Vojvoda: Jemi shku me lanë shpirtin në fushë, sa të jemi gjallë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 23:41
Vojvoda: Jemi shku me lanë shpirtin në fushë, sa të jemi gjallë

Përfaqësuesja e Kosovës humbi edhe ndeshjen e dytë rresht në Grupin B të ciklit kualifikues për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Pas takmit, në një prononcim për SSK, ka folur Mërgim Vojvoda, i cili dha një mesazh për të gjithë tifozët shqiptarë.

 “Gjithmonë duhet me besu tek Përfaqësuesja, më doket se sot e kena tregu se jena kanë me lanë shpirtin në këtë fushë, edhe masi e kena ditë që nuk na kanë pranu si shtet, sa të jemi gjallë kemi me jep krejt zemrën, angazhimi është gjithmonë 100%”, tha Vojvoda.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Kosova, në anën tjetër, i ka humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat