Duka: Pikët brenda pritshmërive, loja jo

Futboll

Duka: Pikët brenda pritshmërive, loja jo

Më: 1 prill 2021 Në ora: 13:45
Duka: Pikët brenda pritshmërive, loja jo

Shqipëria i mbylli tre ndeshjet e para kualifikuese të Katar 2022 me gjashtë pikë të grumbulluara. Në fakt, pikët janë brenda pritshmërive duke parë kundërshtarët me të cilët u ndeshën kuqezinjtë, teksa edhe presidenti i Federatës, Armando Duka, nuk mund të ankohet për pikët. Në një intervistë për A2CNN, Duka theksoi se priste më shumë nga loja e ekipit, ndërsa shton se organika ka pak kualitete, sidomos në mesfushë.

“Bilanci i pikëve, duke marrë parasysh kundërshtarët (Andorra, Anglia, San Marino), ishte brenda pritshmërive.

Ndërsa bilanci i paraqitjes së ekipit nuk ishte pozitiv, në të treja ndeshjet, sidomos në të fundit.

Vuajmë për të ndërtuar diçka kundër kundërshtarëve që duhet t’i “zbërthesh”. Kemi pak kualitete, sidomos në mesfushë, kështu që duhet të mendojmë më mirë për të ardhmen. Paraqitja në ndeshjen e fundit është larg pritshmërive tona. Mendoja që do të kishim një lojë më bindëse, akoma më spektakolare ndaj San Marinos. Gjithsesi, në këto ndeshje morëm 6 pikët dhe në futboll ato mbahen mend.

Trajneri dhe stafi i tij duhet të mendojnë për miqësoret me Uellsin dhe Çekinë, para ndeshjeve zyrtare me Poloninë dhe Hungarinë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i dytë dhe i tretë”, u shpreh Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat