​Solskjaer flet për Haaland

Futboll

​Solskjaer flet për Haaland

Më: 2 prill 2021 Në ora: 18:03
Ole Gunnar Solskjaer

Shumë gjigantë evropianë janë të interesuar në Haaland, dhe kjo nuk është sekret më.

Raportohet se skuadrat si Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Chelsea, Manchester United e Manchester City janë të interesuara që ta transferojnë Haaland.

Spekulimet se Manchester United është i interesuar në Haaland i komentoi trajneri i “Djave të Kuq” Ole Gunnar Solskjaer, i cili nuk dha ndonjë detaj të rëndësishëm rreth një marrëveshje të mundshme.

“Nuk është e drejtë që të flas për Erling Haaland si trajner i Manchester United. Ai do ta merre vendimin vetë. Nuk dua të komentoj lojtarët për të cilët jemi të interesuar. Ka shumë spekulime, shpresoj që mund të qëndrojmë ulur këtu, me një lojtar që askush nuk ka shkruar për të”, tha Solskjaer.

Raportohet se United e dëshiron me ngulm yllin Dortmundit, dhe thuhet se Solskjaer ka zhvilluar biseda private me yllin norvegjez, për ta bindur që të kalojë në “Old Trafford”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat