Finale rreziku për të mos rënë nga Superiorja

Futboll

Finale rreziku për të mos rënë nga Superiorja

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:46
Finale rreziku për të mos rënë nga Superiorja

Ditën e djelë do të luhen 3 ndeshjet e mbetura të javës së 26-të të Superligës. Në orën 13:00 do të luhet sfida e parë e ditës, e cila është Bylis-Kastrioti. Ballshiotët janë përmirësuar ndjeshëm, ku në dy ndeshjet e fundit kanë mposhtur Kukësin dhe Vllazninë. Nga ana tjetër Kastrioti, nuk ka fituar asnjë prej 2 ndeshjeve të fundit.

Diferenca midis të dy skuadrave është aktualisht në 4 pikë dhe një fitore e Bylisit do të hapte zyrtarisht luftën për vendin e 6-të, ndërsa një triumf i krutanëve do të mbylltë përfundimisht çështjen e mbijetesës.

Në orën 16-të do të luhet Tirana-Apolonia dhe Kukësi-Skënderbeu. Edhe pse ndodhet 8 pikë larg nga vendi i parë, Tirana nuk ka hequr dorë nga titulli kampion. Kryeqytetasit do të luajnë në impiantin më të mirë në Shqipëri, në “Air Albania”, ku do të kërkojë me patjetër tri pikëshin. Ndërsa Apolonia edhe pse nuk është favorite në letër, ka treguar që është një ekip plot surpriza.

Gjithashtu në orën 16:00 do të luhet dhe Kukësi-Skënderbeu. Kukësi duket se i ka humbur të gjitha objektivat që kishte për sezon dhe deri në fund të kalendarit do të luajë për formalitet. Nga ana tjetër Skënderbeu ndodhet 8 pikë nga Bylisi dhe në rast disfateje do të vuloste rënien e tij nga kategoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat