Ajaxi shumë pranë titullit

Futboll

Ajaxi shumë pranë titullit

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:56
Ajaxi shumë pranë titullit

Fitorja e 4-t radhazi për Ajaxin në Eredivisie që mposhti 2-1 me përmbysje në transfertën e Abe Lenstra Stadion, Heerenveenin.

Një sukses i harkëtarëve të cilët ruajtën diferencën prej 11 pikësh ndaj PSV-së së vendit të dytë , dhe 6 javë para fundit të sezonit skuadra e Ten Hag është shumë pranë titullit pasi ka edhe një ndeshje më tepër për të luajtur.

Në minutën e 27-të Van Bergen kaloi në epërsi Heerenveen-in por avantazhi i vendasve zgjati vetëm 9 minuta pasi në të 36-ën Dusan Tadic me një 11-metërsh kthehu baraspeshën.

Golin e fitores dhe të 3 pikëve për skuadrën nga Amsterdami e realizoi sulmuesi kryesor Sebastian Haller në minutën e 61-të pas asistit që mori nga Martinez.

Për sulmuesin nga Bregu i Fildishtë i transferuar në merkaton e dimrit te Ajax, ky ishte goli i 7-të në Eredivisie. Bëri detyrën edhe PSV Eindhoven që mposhti 3-0 në shtëpi Hercales në një ndeshje të zgjidhur shumë shpejt nga skuadra e Roger Schmidt.

Malen i dha epërsinë PSV-së në minutën e 9-të, ndërkohë që Dumfries dyfishoi shifrat në të 21-ën. Golin e 3-të për skuadrën nga Eindhoveni e realizoi Ihattaren në minutën e 92-të. U rikthye te suksesi edhe Feyenoord që mposhti 2-0 Fortuna Sittard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat