Mina në shënjestrën e Serie A

Futboll

Mina në shënjestrën e Serie A

Më: 4 prill 2021 Në ora: 20:13
Mina në shënjestrën e Serie A

Yerry Mina në shënjestrën e Serie A.

Sipas The Sun, mbrojtësi kolumbian (i transferuar tek Everton nga Barcelona në 2018-ën për 28.5 milionë sterlina) është në kërkim të një skuadre të re.

Inter dhe Fiorentina, gjithmonë sipas së përditshmes angleze, duket se janë vënë në lëvizje për futbollistin, i cili nuk ka gjetur vazhdimësinë e duhur për të bindur Carlo Ancelotti-n që të besojë akoma tek ai.

Ndërkohë,duket se Everton e ka gjetur te Kalidou Koulibaly zëvendësuesin e kolumbianit.

Verën e kaluar, Napoli ka refuzuar oferta prej 95 milionë sterlinash për mbrojtësin, por për shkak problemeve ekonomike të krijuara nga Covid, The Sun beson se 39 milionë sterlina mund të mjaftojnë për ta transferuar Koulibaly në Goodison Park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat