Mbrojtësi i Cadiz: Nuk jam racist

Futboll

Mbrojtësi i Cadiz: Nuk jam racist

Më: 6 prill 2021 Në ora: 15:14
Mbrojtësi i Cadiz: Nuk jam racist

Mbrojtësi spanjoll Juan Cala u bë protagonist negativ mbrëmjen e të dielës në sfidën Cadiz-valencia, Pasi u përfshi në një sherr për fyerje raciste me mesfushorin Mouctar Diakhaby.

Ky i fundit ndërpreu lojën dhe u kap me mbrojtësin 30-vjeçar, pasi pretendoi se u quajt “z. m…”, ndërsa ndeshja u ndal për më tepër se 15 minuta, pasi futbollistët e Valencias u tërhoqën në dhomat e zhveshjes.

Vetë mbrojtësi spanjoll i Cadizit, Juan Cala ka reaguar zyrtarisht për mediat spanjolle, ku ka mohuar plotësisht përdorimin e shprehjeve fyese apo raciste ndaj Diakhaby.

“Ka dy opsione, ose Diakhaby ka shpikur, ose është keqkuptuar. Gjithçka tjetër është cirk i plotë. Duhet të veprojmë me vendosmëri për atë që po ndodh, sepse pa prova krijojmë një precedent të rrezikshëm. Unë kam jetuar me kinezë e afrikanë të jugut, kam qenë në Guine me Kanoute dhe Benjamin. Ajo që po ndodh është diçka e pabesueshme dhe unë jam i shokuar. Ka 20-25 kamera, mikrofona, lojtarë, arbitra dhe askush nuk ka dëgjuar asgjë”, shprehet Cala.

Më pas mbrojtësi 30-vjeçar spanjoll ka theksuar se nuk e meriton këtë lincim publik, për sa kohë që nuk është provuar si i fajshëm dhe ka konfirmuar se ka marrë mbështetjen maksimale nga drejtuesit e klubit.

“Nuk e di se çfarë ndodhi me prezumimin tim të pafajësisë, pasi askush nuk e meriton këtë linçim publik. Kam marrë të gjitha llojet e kërcënimeve përmes mediave sociale. Që nga e diela, avokati im ka mbledhur materiale për të filluar një veprim juridik. Kam mbështetjen e plotë të klubit dhe këtë ma ka konfirmuar vetë presidenti. Mezi pres të zgjidh këtë çështje dhe të rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës”, deklaroi mbrojtësi spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat