​De Jong tregon sakrificën që është dukë e bërë për Barcelonën

Futboll

​De Jong tregon sakrificën që është dukë e bërë për Barcelonën

Më: 6 prill 2021 Në ora: 16:50
​De Jong tregon sakrificën që është dukë e bërë për Barcelonën

Frankie De Jong ishte i pranishëm për 90 minuta në fushë në ndeshjen kundër Valladolidit të cilët Barcelona e fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e vonshëm të realizuar nga Ousmane Dembele.

Si De Jong ashtu edhe Lionel Messi rrezikuan që të mos paraqiteshin në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Real Madridit pasi një ndëshkim eventual me karton të verdhë do të nënkuptonte mungesën e tyre në “El Clasico”.

Pas ndeshjes mesfushori holandez para mediave tregoi se ndryshimi i sistemit të lojës po e detyron të luajnë në pozicione të ndryshme por që po e bënë këtë për shkak se është në të mirë të klubit sepse në të kundërtën roli i tij i preferuar është të luajë në mës të fushës.

“Unë preferoj të luaj në mes, por nëse është më mirë për ekipin të luaj në qendër ose në një pozicion tjetër unë e bëj atë”, tha ai në në fund të lojës.

“Ne kemi ndryshuar shumë sistemin dhe unë kam luajtur në shumë pozicione,” shtoi holandezi, i cili startoi si një qendër mbrojtës, u transferua në mesfushë në pjesën e dytë, kur Barça kishte nevojë për të bërë një hap përpara, dhe në minutën e fundit ai asistoi në golin e Dembelés nga e djathta. Kudo që i kërkohet, De Jong pajtohet, por ai e ka të qartë se ku ndihet më rehat.

Mbetet të shihet se në cilin pozicion do të angazhohet De Jong në ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat