Ja si bie Kosova në renditjen e FIFA-së

Futboll

Ja si bie Kosova në renditjen e FIFA-së

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:30
Ja si bie Kosova në renditjen e FIFA-së

Kombëtarja e Kosovës ka rënë tri vende më poshtë në renditjen botërore të  FIFA-s për ekipet kombëtare, si pasojë dy humbjeve në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2022 muajin e kaluar.

Kombëtarja e Kosovës zë vendin e 120-të në renditjen e re të FIFA-s të publikuar të mërkurën.

 

Kjo rënie nga vendi i 117-të në atë të 120-të erdhi si pasojë e disfatave kundër Suedisë 3:0 në shtëpi dhe 3:1 kundër Spanjës në udhëtim në dy ndeshjet e para të dardanëve në Grupin B kualifikues për Botërorin e Katarit.

Kosova nuk po kalon formë të mirë hiq fitores në miqësore me 4:0 ndaj Lituanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat