Batatina: Kam rrezikuar personalisht

Futboll

Batatina: Kam rrezikuar personalisht

Më: 7 prill 2021 Në ora: 17:12
Batatina: Kam rrezikuar personalisht

Llapi ka mposhtur Prishtinën në takimin gjysmëfinal të Kupës së Kosovës me rezultatin 3-2, raporton Insporti.

Skuadra e Tahiri Batatines ka bërë befasi të madhe, duke mposhtur në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës, favoritin e madh Prishtinë në udhëtim me shifrat 3:2.

Pas fitores, Tahir Batatina deklaroi se ende duhet bërë kujdes maksimal pasi janë edhe 90 minuta lojë, teksa theksoi se rrezikoi shumë personalisht në ndeshjen e fundit në kampionat ndaj Feronikelit, ku pushoj shumë lojtarë kryesor.

“Ishte një fitore e madhe, e rëndësishme. Ndeshjen kthyese duhet të jemi më të kujdesëshëm, pasi Prishtina mund të ndëshkojë, duhet të jemi të vëmendshëm. Kam rrezikuar ndaj Feronikelit, por ndoshta do të kemi fat që të kemi Llapin evropian për të cilin flas që disa vite” – deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat