Conte: Topi për ne rëndon pak më shumë

Futboll

Conte: Topi për ne rëndon pak më shumë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 14:11
Conte: Topi për ne rëndon pak më shumë

Inter mori fitoren e radhës në Serinë A teksa mposhti 2-1 Sasuolon dhe tashmë titulli për zikaltërit bëhet gjithnjë e më i prekshëm. Megjithatë, pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte kërkon të mbajë me këmbë në tokë ekipin, ndërsa thekson se për të tijtë tashmë topi do të rëndohet gjithnjë e më shumë, ndërsa shton se as në ëndrra nuk e imagjinonte që për dy vite me Interin do të ishte +12 pikë nga Juventus.

“Tashmë fitoret vlejnë gjashtë pikë. Nga këtu dhe në vazhdim, topi për ne do të peshojë pak më shumë nga ata që nuk kanë objektiva. Duhet të tregohemi më dinakë në çdo situatë. 12 pikë para Juventus?

As në ëndrrat më të mira nuk e kisha menduar që brenda dy viteve të rikuperoja kaq shumë pikë përballë dominuesve të kampionatit për nëntë vite.

Ne kemi një objektiv dhe më pas edhe nëse luajmë bukur dhe bëhemi më të mirë estetikisht do të jemi të kënaqur, por objektivi kryesor është titulli. Sa i përket estetikës, pastaj do të shkojmë të gjithë në një qendër estetike dhe do të bëhemi më të bukur”, u shpreh Conte..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat