Gurishta: 1 pikë në Laç s’është keq

Futboll

Gurishta: 1 pikë në Laç s’është keq

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:34
Gurishta: 1 pikë në Laç s’është keq

Erdenis Gurishta, një ndër më të mirët e Vllaznisë ndaj Laçit, e pranoi pas ndeshjes se pika e fituar në këtë transfertë të vështirë ishte shumë pozitive.

“Besoj se ngërçi psikologjik ka kaluar. Mendoj që 1 pikë nuk është keq në fushën e Laçit. Lojë kemi prodhuar gjithmonë. Thjesht kemi bërë disa gabime dhe kundërshtari na ka ndëshkuar. Sot u munduam që gabimet të mos i përsëritnim. Nëse nuk do të bënim gabime, nuk do të dilnim pa pikë nga fusha e Laçit.

Ka mbetur 1 fazë, janë edhe 9 ndeshje. Deri në fund të kampionatit do të ketë ndërrim vendesh, vendi i parë shpeshherë do të ndërrohet. Ai ekip që gabon më pak, ai ekip do të dalë kampion. Ne jemi në lojë për të dy trofetë.

Sot ishte një ndeshje ndryshe, duhet të ishim shumë të kujdesshëm, Laçi ka lojtarë cilësorë në fund. Duhet të rrinim me këmbë në tokë, dhe mos kalonim në aventura. Sot kishim më shumë shanse se Laçi, për ta fituar ndeshjen.

Ne jemi munduar që në fushën e lojës, të gjithë të jemi ushtarë dhe jo të kemi gjeneral. Unë kam bërë punën time, ka të tjerë që më besojnë.

Roli im është mbrojtës i djathtë, aty ndihem më mirë, për shkak të taktikave të trajnerit, jam detyruar të luaj qendër e djathtë, e theksoj që dëshira ime është që të jem mbrojtës i krahut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat