Broja flet për të ardhmen

Futboll

Broja flet për të ardhmen

Më: 11 prill 2021 Në ora: 11:30
Broja flet për të ardhmen

Po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Viteshen, Broja zbulon të ardhmen: Sezonin tjetër do luaj në…

Armando Broja po zhvillon një sezon të shkëlqyer me Viteshen, ku është u huazuar nga skuadra e Çelsit.

Sulmuesi i Kombëtares, ka arritur të gjejë 9 herë golin këtë sezon, duke konfirmuar se në kampionatin holandez është përshtatur shumë mirë.

Në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, Broja ka zbuluar se në rast se Viteshe kualifikohet në Ligën e Europës, atëherë mundësitë që ai të vazhdojë edhe për një sezon me këtë skuadër janë të mëdha.

“ Qëndrimi te Viteshe edhe për sezonin tjetër është një mundësi, e cila mund të realizohet. Nëse arrijmë të kualifikohemi në Ligën e Europës, shanset për të qëndruar edhe një sezon këtu do të rriten.”, tha Broja për “OG”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat