Daja flet edhe për Hasanin

Futboll

Daja flet edhe për Hasanin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 18:32
Daja flet edhe për Hasanin

Partizani ka fituar lehtësisht në përballjen e luajtur në “Air Albania” kundër Bylisit. Takimi u hap që në sekondën e 15 teksa pas një gabimi fatal të portierit Qirko, Xhunior do të tundte rrjetën. Shumë raste u shpërdoruan nga ana e të kuqëve në pjesën e parë, ku mes tyre do të ishte Çinari që gaboi përpara Qirkos në minutën e 25.

Pavarësisht gabimeve në konkretizim te Partizani, në krahun tjetër Bylisi ishte i pafuqishëm për të reaguar. Asani do të realizonte në minutën e 60 me një goditje mjeshtërore pas pasimit të Çinarit. Ndërkohë sulmuesi i Partizanit ka shlyer gabimet e bëra për t’i dërguar shifrat në 3-0 pasi insistoi duke goditur portën nga distanca.

Pas kësaj fitore, të kuqtë barazojnë Vllazninë me 47 pikë dhe kanë vetëm 2 pikë më pak se Teuta kryesore. Po i njëjti festim është edhe në Korçë pasi diferenca mes Skënderbeut dhe Bylisit shkon në tre pikë, për ta pasur më të lehtë kalimin në fazën e “Play-Off” dhe për të dalë nga vendi që të rrëzon në Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Daja (Partizani): “Më pëlqeu fryma e grupit dhe shpirti i skuadrës për të shkuar te rezultati. Duhet që të përmirësojmë gjuajtjet përpara portës dhe të jemi më efektiv. Por jam i lumtur që kanë realizuar të tre sulmuesit tanë dhe meritat i takojnë të gjithëve atyre që ishin në fushë. Hasani? Nuk ka të bëj me vendimet tona, por me dëmtimin që ka pasur.

Kur të jetë në formë të mirë fizike do të luajë në gjithë lojën. Ideja është që ne nuk duam të kthehem prapë mbrapa në rast që mund të dëmtohet sërish. Bylisi është ekip për t’u përshëndetur. Nuk e dija që kishim 7 vite pa fituar ndaj tyre në shtëpi. Bylisi nuk është i lehtë për t’u mposhtur me mënyrën sesi zgjedh që të luaj futbollin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat