Neymar rikthehet te Barcelona? Zbulohet e ardhmja e brazilianit

Futboll

Neymar rikthehet te Barcelona? Zbulohet e ardhmja e brazilianit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 21:18
Neymar

Eksperti i merkatos Fabrizio Romano ka konfirmuar se ylli i PSG-së, Neymar do të rinovojë kontratën.

Ka raportime të shumta që braziliani është duke ëndërruar sërish rikthimin te Barcelona, por mesa duket këto janë vetëm spekulime.

Romano përmes një postimi bëri të ditur që Neymar është i lumtur me projektin e PSG-së dhe do rinovojë për pesë vitet e ardhshme, pra do mbetet në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2026.

“Neymar pritet së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me PSG-në deri në qershor të 2026, me bonus shumë të madh nëse fitojnë Ligën e Kampionëve. Agjenti i tij konfirmoi për France Football: “Neymar dëshiron qëndrimin te PSG. E sheh klubin duke u rritur. Atij i pëlqen projekti”, shkroi ai.

Pos tij, PSG është duke bërë çmos për të rinovuar me Mbappe, por ky i fundit ka refuzuar disa kontrata vetëm që t’i bashkohet Real Madridit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat