Turpi nuk njeh kufij

Futboll

Turpi nuk njeh kufij

Më: 13 prill 2021 Në ora: 16:51
Turpi nuk njeh kufij

Humbja në El Clasico ndaj Real Madrid dhe sigurisht që polemikat që rrodhën më pas me Koeman që protestoi hapur në intervistën pas ndeshjes në Valdebebas (braktisi kamerat nga zemërimi) ndjekur nga veprimi i Pique që ndoqi arbitrin Manzano deri te dhomat e zhveshjes, duket se kanë qenë të gjitha të “akorduara” nga drejtuesit…

Motivi? E thjeshtë, Barcelona kërkon që ajo humbje të shihet si skandal i La Liga në garën për titull.

Dhe, për të konfirmuar këtë mjafton të shkohet te faqja zyrtare e klubit që intervistën e Koeman e ka sponsorizuar në postim për t’u shpërndarë sa më shumë…

Kemi parë personazhe, por edhe shumë faqe që shesin produkte të paguajnë për t’u shpërndarë postimi, por ta bëjë Barcelona si klub futbolli duket totalisht e turpshme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat