Kjo bukuroshe tallet keq me yllin e Bayernit

Futboll

Kjo bukuroshe tallet keq me yllin e Bayernit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:15
Kjo bukuroshe tallet keq me yllin e Bayernit

E dashura e Marco Verratit, Jessica Aidi, është tallur me sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller, pasi Paris Saint-Germaini kaloi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Bayerni e fitoi 1:0 ndeshjen e dytë çerekfinale mbrëmë në Paris, por PSG-ja e arriti gjysmëfinalen falë golave si mysafir pas rezultatit të përgjithshëm 3:3.

Kampioni francez, i cili sezonin e kaluar u mposht nga Bayerni në finale të kësaj gare, u hakmor për humbjen e para tetë muajve në Lisbonë.

Kur Bayernit i ra shorti të luajë kundër PSG-së në çerekfinale, Muller e postoi një video në rrjetet sociale duke i thënë lamtumirë kampionit francez paraprakisht: “Au revoir”.

Pasi PSG-ja ia doli ta eliminojë Bayernin, e dashura e mesfushorit italian të klubit francez iu kundërpërgjigj sulmuesit gjerman.

Ajo e postoi në Instagram: “Më vjen keq, s’më vjen keq. Au revoir".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat