Mbrojtësi afër largimit nga Manchester Utd

Futboll

Mbrojtësi afër largimit nga Manchester Utd

Më: 14 prill 2021 Në ora: 17:23
Mbrojtësi afër largimit nga Manchester Utd

Ylli i Manchester United drejt largimit këtë verë!

Mbrojtësi Eric Bailly ka vendosur të mos nënshkruajë kontratën e re me Manchester Unitedin dhe është i përgatitur të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Mbrojtësi me prejardhje nga Bregu i Fildishtë është duke kaluar sezonin e pestë në “Old Trafford” dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratë.

Bailly ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje si titullar në Premierligë, sidoqoftë, sipas Daily Mail, lojtari është i gatshëm të largohet gjatë kësaj vere.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat