PSG rrit presionin mbi Mbappe

Futboll

PSG rrit presionin mbi Mbappe

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:26
PSG rrit presionin mbi Mbappe

“Telenovela” e pafund e vitit 2021 është padyshim rinovimi i Kylian Mbappe. Ylli francez ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e tij dhe, sipas informacionit nga “L’Equipe”, PSG po bën presion në mjedisin e lojtarit për të çuar përpara negociatat. Synimi është zgjatja e kontratës së sulmuesit sa më shpejt të jetë e mundur.

Prestigjiozja franceze siguron se Mbappe ka ende në mendje të largohet nga Parisi për të luajtur në një klub të huaj. Ai ka frikë se kjo mund të mos ndodhë, nëse rinovon.

Sidoqoftë, lojtari është i kënaqur në Paris, pasi rezultatet, veçanërisht në Champions, janë inkurajuese dhe çdo ditë ndihet më i përfshirë në projektin parizien. Qëllimi i PSG është që Mbappé të rinovojë për të paktën edhe dy vite të tjera dhe të jetë një nga bartësit standardë të Kupës së Botës 2024, një turne për të cilin Nasser Al Khelaïfi është ambasador.

Mundësia që ai të rinovojë me Mbappé deri në vitin 2024 mund të jetë një lloj parashikimi i largimit të tij. Al Khelaïfi mund ta lejojë atë të largohet më 2023 për një shifër të arsyeshme, nëse ylli francez e zgjat lidhjen e tij me klubin për dy vite. Sipas “L’Equipe”, klubi ka intensifikuar negociatat me mjedisin e lojtarit, megjithëse ende nuk ka asgjë konkrete.

PSG shpreson që kontrata e re e ofruar për Mbappé të jetë e papërballueshme për shumicën e ekipeve europiane. Oferta e fundit nga parizienët për sulmuesin është 30 milionë € bruto në sezon, 5 milionë më shumë se sa merr aktualisht. Nga ekipi kryeqytetas shpresojnë se kjo përpjekje do të jetë e mjaftueshme për ta bindur 22-vjeçarin, i cili ende nuk po iu përgjigjet ofertave të skuadrës aktuale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat