Qeveria japoneze mendon anulimin e Lojërave Olimpike!

Futboll

Qeveria japoneze mendon anulimin e Lojërave Olimpike!

Më: 15 prill 2021 Në ora: 11:36
Qeveria japoneze mendon anulimin e Lojërave Olimpike!

Qeveria japoneze mendon anulimin e Lojërave Olimpike!

Një funksionar i lartë i qeverisë së Japonisë ka konfirmuar sot se anullimi i Lojërave Olimpike “Tokio 2020” është ende një opsion i mundshëm.

Kjo masë ekstreme mund të merret në sekondën e fundit në rast se numri i infektimeve në këtë vend dhe në gjithë botën do të jetë i lartë.

Japonia po përballet me një valë të katërt të pandemisë Covid-19, teksa numri i  personave të infektuar është i lartë. Ndërkohë që, Lojërat Olimpike nisin pas 100 ditësh.

“Nëse do ta kemi të pamundur ta realizojmë këtë Olimpiadë, atëherë do të ndalemi”, u shpreh Toshihiro Nikai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat