Manchester United avancon bisedimet për transferimin e Varane

Futboll

Manchester United avancon bisedimet për transferimin e Varane

Më: 15 prill 2021 Në ora: 15:35
Manchester United avancon bisedimet për transferimin e Varane

Manchester United është gjithmonë e më afër arritjes së marrëveshjes me qendërmbrojtësin Raphael Varane.

Francezi është një ndër yjet që mund të shitet gjatë verës, ngase i skadon kontrata në vitin 2022 dhe ende nuk e ka rinovuar.

Por, sipas El Chiringuito, Varane nuk do të rinovojë kontratën dhe është në negociata të avancuara me “Djajtë e Kuq”.

Mbrojtësi nuk ka qenë perfektë këtë edicion, por kohën e fundit ka nisur të rigjejë formën dhe të dëshmoi se është i kompletuar.

Është i shpejtë, i mirë në ajër dhe e kupton lojën mjaftë mirë, andaj United e sheh si lojtari ideal për të qenë partner i kapitenit Harry Maguire.

Real Madrid nuk do e lejojë lojtarin të largohet si agjent i lirë sepse kontrata i skadon në vitin 2022.

Në rast që vërtet ndodh ky transferim, atëherë do ishte ‘shok’ i vërtetë për “Los Blancos”, që janë afër të humbasin edhe Sergio Ramosin gjithashtu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat