Edi Rama replikon me ish-trajnerin e Partizanit

Futboll

Edi Rama replikon me ish-trajnerin e Partizanit

Më: 15 prill 2021 Në ora: 19:17
Edi Rama replikon me ish-trajnerin e Partizanit

Një takim i kryeministrit Edi Rama, në stadiumin e qytetit të Kamzës, me simpatizantët e Partisë Socialiste, ka nxitur reagimin e shumë qytetarëve, një ndër ta dhe ish-futbollistit dhe trajnerit Skerdi Bejzade. 46-vjeçari nga Elbasani, ka replikuar me kryeministrin, në faqen zyrtare të këtij të fundit.

“Ku i paske gjet kaq shumë socialistë në Kamëz, çohu o Dak e nxirri nga stadiumi se na prishën fushën”, ishte komenti i lënë nga Bejzade, në profilin e Edi Ramës.

Nuk ka munguar reagimi i këtij të fundit, i cili replikoi me ish-futbollistin e mirënjohur duke shkruar: “Skerdi Bejzade, do numërosh shumë më shumë në 26 prill, bëj pak durim, kurse për fushën mos ki merak se kujdeset Rakip Suli, siç kujdeset për krejt punët e Kamzës”.

Bejzade nuk u mjaftua me kaq duke vijuar replikën me Edi Ramën, teksa shkroi: “Edi Rama, nona je! Kur isha trajner i ngrita me Xhelal Mziun ekipin në Superligë, erdhi Rakipi na zbriti në kategorinë e tretë, kurse nga papunësia dhe mundësitë që na ofrove ti me PS-në, morëm rrugët nëpër botë si shumë të tjerë”.

Nuk mungoi dhe një koment pikant i ish-kapitenit të Partizanit, Ardit Beqiri, i cili u përfshi në këtë bisedë, duke shkruar: “E duam fitoren si Kamza-Bathoren. Ky është tifozllik jo shaka”.

Ish-trajneri i Partizanit dhe Kamzës, Bejzade, vazhdoi më tej thumbimet për kryeministrin: “Ky mos bëhet si Erdogani, bën aeroportin dhe t’i arrestojë të gjithë armiqtë e vetë kur t’i vijnë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat