Prishtina nesër e pret Arbërinë

Futboll

Prishtina nesër e pret Arbërinë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:13
Prishtina nesër e pret Arbërinë

Prishtina nesër e pret Arbërinë në përballjen e pestë brenda një viti. Dy skuadrat kanë filluar të ndeshen nga 1/8 e Kupës vitin e kaluar kur Prishtina kishte triumfuar, 1:0.

Më pas Arbëria nxori një pikë të madhe në Kastriot, 1:1. Por, dy ndeshjet e fundit i fitoi sërish Prishtina, 1:0 në “Fadil Vokrri” dhe 4:0 në Ferizaj.

Deri sa Prishtina po lufton për rikthimin e titullit që nga viti 2014, në anën tjetër Arbëria po provon që mos të bije nga elita pas një viti qëndrimi në Superligë.

Prishtina ka fituar dy ndeshjet e fundit kampionale dhe në këtë ndeshje është në kërkim të fitores së tretë rresht dhe vetëm tre pikët i mbajnë shpresën për vazhdimin e garës për titullin e kampionit, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Java XXIX

Prishtina – Arbëria

E shtunë, 17 prill – ora: 15.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: G. Shala, I. Kabashi, A. Ejupi, V. Ibërdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat