Gjilani – Llapi, formacionet zyrtare

Futboll

Gjilani – Llapi, formacionet zyrtare

Më: 17 prill 2021 Në ora: 14:57
Gjilani – Llapi, formacionet zyrtare

Java e 29-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante në program.

Prishtina që po lufton për titull do të luajë në shtëpi ndaj Arbërisë që mbanë pozitën e nëntë në renditje.

Dy skuadrat kanë objektiva të ndryshëm, për atë pritet të jetë ndeshje interesante.

Njëra nga ndeshjet me rivalitet të fortë pritet të jetë në Gjilan, ku skuadra me të njëjtin emër do të përballet me Llapin.

Ky takim pritet të jetë jetik për të besuarit e Tahir Batatinës, pasi ju duhet fitorja për t’iu shmangur mbijetesës.

Llapi aktualisht ka 33 pikë, aq sa ka edhe Drenica që është një pozitën më poshtë.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi,Hajdari, Rapa, Kastrati, Veliu, A.Keita, Musolli, Hila, Çyrbja, Progni, Nikaç. Kryetrajner: Ismet Munishi/

Llapi: Coric, Idrizi, Prençi, Emini, Peposhi, Shabani, Ar.Ramadani, Hoti, Sadriu, Selmani, Januzi. Kryetrajner: Tahir Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat