PSG i bashkohet garës për yllin e Milanit, kërkon shërbimet e tij

Futboll

PSG i bashkohet garës për yllin e Milanit, kërkon shërbimet e tij

Më: 17 prill 2021 Në ora: 22:16
Hakan Calhanoglu

Hakan Calhanoglu nuk është aspak afër arritjes së një kontrate të re me Milanin dhe PSG është klubi i fundit që ka shprehur interesim për lojtarin.

Kontrata aktuale e reprezentuesit së Turqisë skadon më 30 qershor dhe negociatat për t’u zgjatur janë zvarritur për muaj pa sukses.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se akoma nuk ka asgjë të re sa i përket bisedimeve mes përfaq
ësuesit të lojtarit dhe zyrtarëve të Milanit.

Pas Manchester United, Juventus dhe Inter, tani La Gazzetta dello Sport raporton se Paris Saint-Germain i ka vënë sytë te Calhanoglu.

Agjenti i tij vazhdon t’i japë përparësi Milanit, por koha po mbaron.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat