Vitia kërcënon me bojkot 

Futboll

Vitia kërcënon me bojkot 

Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:01
Vitia kërcënon me bojkot 

Klubi i futbollit Vitia, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, kërcënon me bojkot.

 “Reagim: FC Vitia disa herë ka kërkuar nga FFK-ja që të rritet kualiteti i referimit, por me sa po duket askush s’po ka interes për një gjë të tillë pasi që po ju konvenon “grupeve kriminale” që janë brenda FFK-ës.

Edhe këto raste më së shumti shfaqen në xhirot e fundit duke i dëmtuar-favorizuar klubet, disa herë e kem potencuar por nuk kemi has në mirëkuptim.

Ato fjalë po shihen dita ditës që këtu është “krim i organizuar” i FFK-ës që në çdo ndeshje ka probleme.

FC Vitia e kundërshton çdo dhunë në futboll por kërkojmë përsëri nga organet e FFK-ës që të rrisin kualitetin e referimit dhe te zhduken “grupet kriminale”.

Në të kundërt ne si klube do ti bojkotojmë garat... dhe do të bëjmë  thirrje për një reforme të thellë brenda FFK-ës”, reagon KF Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat