Fushë Kosova i reagon ashpër Vjosës!

Futboll

Fushë Kosova i reagon ashpër Vjosës!

Nga: K.G. Më: 18 prill 2021 Në ora: 23:11
Fushë Kosova i reagon ashpër Vjosës!

Skuadra e futbollit Fushë Kosova, i reagon ashpër Vjosës nga Shtimja, duke i fajësuar ata për incidentin në ndeshjen që u ndërpre në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës.

“Reagojmë si klub për gjithë skemën e përgatitur nga KF Vjosa, e që është për të ardhur keq. Ky klub nuk kishte për qëllim futbollin në fushën e blertë, por vetëm të ndërpres lojen ne çfarëdo mënyre.

Në fillim loja nuk fillon për shkaqe të tifozëve musafir që ishin prezent ne stadium dhe për rreth stadiumit ishin prezent rreth 30 vetura me tabela 05 (Shtime) ku të gjithë ata persona ngritën tensione ne stadium vetëm për të marr 3 pik dhe për të ikur pa meritë nga stadiumi jonë. 

Image

Policia i largoi ne fillim te pjesës së parë ku me pas ata thyen derën e hyrjes se stadiumit dhe futen ne tribuna, gjatë gjithë kohës me ofendime ndaj te gjithë zyrtarë dhe sigurimit te stadiumit.

Pjesa e dytë e ndeshjes e njëjta si pjesa e parë sigurimi i stadiumit si dhe polica e Kosovës prapë kanë probleme me tifozët mysafir dhe përsëri largohen duke bërë dëme jashtë stadiumit. Fillon pjesa e dytë, Pas 15'min akordohet penallti për KF Fushë Kosovën, Urim Statovci shënon nga penalltia, dhe niset për të festuar golin me bashkëlojtarë.

Lojtarët kundërshtar fillojnë ndeshjen menjëherë, portieri ishte në portë dhe lojtari me nr 4 andaj hidhen poshtë gjitha pretendimet se ne nuk kishim lojtar ne fushe, ku krejt kjo skemë zgjati 10 sekonda dhe më pas dalin nga kabina lojtarët rezervë mysafir duke ofenduar rëndë të gjithë stafin e KF Fushe ̈Kosovës. 
Nuk fitohet kështu një ndeshje futbolli, me pazare e me skema të përgatitura, në Fushe ̈Kosovë fitohet vetëm në fushë, prandaj është për keqardhje kjo ngjarje nga klubi mysafir.

Vlen të ceket se KF Vjosa i futi ne stadium me shumë se 100 tifozë të tyre me pretendim se janë mysafir, dhe tifozët e tyre brenda fushës nuk pengojnë asgjë, por nuk u lejua një gjë e tillë. Me gjithë përpjekjet për të ndalur një kaos i till ishin po ata  tifoz që prishen gjithçka ku zyrtaret tanë mbeten me lëndime të renda trupore!!!

Policia erdhi me forca te shtuara ku siguruan gjyqtarët si dhe delegatin e ati takimi nga sulmet e lojtarëve mysafir ku peër 10'min u desht qe te qetësohen.

kryesor e pa te arsyeshme vazhdimin e ndeshjes por klubi mysafir nuk pranoi te dal më në fushën e blertë, gjyqtari i ati takimi sinjalizoi për ndërprerjen e ati takimi!”, reagon Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat