Aston Villa e rikthen interesimin për Rashicën

Futboll

Aston Villa e rikthen interesimin për Rashicën

Më: 19 prill 2021 Në ora: 15:38
Milot Rashica

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Werder Bremeni në afatin kalimtar të verës. 24 vjeçari po e rikthen gradualisht formën ideale

Aston Villa e ka rikthyer interesimin për Milot Rashicën.

Klubi anglez e kërkonte yllin kosovar edhe vitin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk ishte arritur.

E tash, mediumi “Football Insider” raporton se klubi i Premierligës e ka në listën e ngushtë të dëshirave përfaqësuesin kosovar.

Villa po planifikon të shpenzojë shuma të mëdha parash gjatë verës.

Dhe, 24 vjeçari mund të jetë njëra nga blerjet e klubit nga Birminghami.

Edhe pse vushtrriasi nuk po kalon formë të mirë në dy edicionet e fundit, Aston Villa beson në potencialin e tij.

Sidoqoftë, ai është këndellur në ndeshjet e fundit kur i realizoi dy gola.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Rashica i ishte bashkuar Bremenit nga Vitesse në janar të vitit 2018.

Ai deri tash i ka zhvilluar 95 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke i realizuar 26 gola dhe i ka dhuruar 19 asistime.

Flitet se Rashicën në Angli e do edhe West Bromwich Albioni.

Kurse, në Gjermani interesim për të kanë shfaqur Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat