Ceferin: O rri, o shko

Futboll

Ceferin: O rri, o shko

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:19
Ceferin: O rri, o shko

Në Kongresin e UEFA-s të mbajtur sot, presidenti i këtij institucioni, Aleksander Ceferin mbajti gjithashtu një fjalim, duke e përmendur edhe Superligën Evropiane.

Ai iu kërkoi 12 klubeve që të ndryshojnë mendje.

“Zotërinj ju keni bërë një gabim të madh. Disa do të thonë se është lakmi, të tjerët heqin dorë, arrogancë … ka ende kohë për të ndryshuar mendjen tuaj. Të gjithë gabojnë” – u shpreh Ceferin.

Në këtë kongres ka folur edhe i pari i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ai e ka kundërshtuar fuqishëm krijimin e Superligës Evropiane, duke ua bërë me dije klubeve që i janë bashkuar asaj se do të përballen me pasoja të rënda.

“Nëse dikush vendos ta zgjedhë rrugën e vet, atëherë duhet patjetër t’i vuajë pasojat e vendimit të vet. Ato (klubet) janë përgjegjëse për zgjedhjet e veta. Më saktësisht, kjo nënkupton o rri, o shko. Nuk mund të jesh gjysmën brenda e gjysmën jashtë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat