Barcelona e ka fatin në dorë

Futboll

Barcelona e ka fatin në dorë

Më: 22 prill 2021 Në ora: 14:08
Barcelona e ka fatin në dorë

Barcelona ka arritur në fundin e sezonit me moralin e lartë. Fitorja në finalen e Kupës së Mbretit ka sjellë optimizëm dhe dëshirë për të bërë më mirë në ekipin katalanas.

Futbollistët dhe stafi i trajnerit Ronald Kuman kanë bindjen që mund t’ia dalin edhe në La Liga. Ai që shihej si një sezon tranzicioni dhe si një vit ku nuk do të fitohej asgjë, mund të bëhet një sezon fantastik dhe historik me fitoren e dopietës.

Fundjava e kaluar ishte fantastike për interesat e katalanasve. Jo vetëm që fituan titullin e parë të epokës “Kuman”, por rikuperuan edhe vende në kampionat. Kjo do të thotë se ata e kanë vetë fatin në dorë për të triumfuar në La Liga.

Nëse Barcelona do të arrijë 8 fitore në 8 ndeshjet e mbetura nga tani deri në fund, do të shpallet kampione. Pavarësisht se katalanasit nuk kanë pasur shumë vazhdimësi në ndeshjet e fundit pas rikthimit nga kombëtaret, kanë besim që pas finales së Kupës do të jenë më të motivuar.

Nëse ata vazhdojnë të luajnë si në “La Cartuja”, objektivi La Liga është i arritshëm. Me këtë mentalitet do të luajnë në 8 ndeshjet e fundit të mbetura nga tani deri në fundin e kampionatit. Kalendari është në favorin e tyre sepse tani nuk kanë më impenjime të tjera.

Barcelona do të ketë ndeshjen direkte me Atletikon e Madridit dhe nëse triumfon, sigurisht që e ka fatin në dorë. Por, sigurisht që ka duele të rëndësishme si ai ndaj Vijarealit apo kundër Valencias. Barcelona nuk duhet të bëjë gabimet që ka bërë në të shkuarën dhe i kanë kushtuar pikë gjatë sezonit. Rikthimi i Pikesë dhe euforia janë në favorin e katalanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat