Finalja e Kupës së Gjermanisë pa shikues

Futboll

Finalja e Kupës së Gjermanisë pa shikues

Nga: K.G. Më: 23 prill 2021 Në ora: 15:12
Finalja e Kupës së Gjermanisë pa shikues

Finalja e Kupës së Gjermanisë, e cila është planifikuar për me 13 maj në Berlin, do të luhet para tribunave të zbrazëta, ashtu si në vitin 2020, njoftoi të premten Federata Gjermane e Futbollit (DFB).

“Për shkak të masave në fuqi në vendin ku do të luhet finalja në Berlin, është e pamundur të ketë tifozë”,  - njofton DFB.

Werder Bremen dhe Leipzig do të luajnë në gjysmëfinale me 30 prill, si dhe Borussia Dortmund dhe divizioni i dytë Holstein Kiel më 1 maj.

Milot Rashica me Werderin synojnë finalen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat