Uzuni: Futbolli është jeta ime

Futboll

Uzuni: Futbolli është jeta ime

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:40
Uzuni: Futbolli është jeta ime

Myrto Uzuni është shpallur kampion i Hungarisë me Ferencvarosh, teksa ekipi i tij fitoi në ndeshjen e fundit të kampionatit me shifrat 3-0 ndaj Ujpest. Protagonist ishte edhe shqiptari me dy gola të realizuar duke dhënë një kontribut të çmuar për hungarezët. Sakaq, në një intervistë për mediat hungareze, Uzuni thekson se me Ferencvarosh u ngjit menjëherë në majë.

“E kam ëndërruar të jem kampion që kur isha fëmijë, tani erdhi koha dhe ia dola. Në shtëpi, në Shqipëri, kam qenë në gjendje të luaj dy finale dhe i humbëm të dyja, ndërsa si lojtar i Ferencvarosh u ngjita në majë menjëherë.

Kemi kaluar një mbrëmje të paharrueshme, isha shumë i lumtur dhe nuk mund t’i përshkruaj ndjenjat e mia as tani. Isha i lumtur edhe sepse kemi bërë një punë të mirë gjatë gjithë sezonit dhe morëm suksesin që meritonim

Kjo e bëri natën e së martës edhe më të ëmbël. Ne festuam në dhomën e zhveshjes për një kohë të gjatë, bëmë fotografi, video të shkurtra me njëri-tjetrin dhe më pas vazhduam festimin në një ambient tjetër.

Menjëherë pas përfundimit të kampionatit më duhet të udhëtoj në ekipin kombëtar, fillimisht kundër Uellsit dhe pastaj kundër Çekisë në Pragë. Pastaj do të kthehem në Frad për ndeshjet kualifikuese të Champions League. Nuk do të ketë pushim, por nuk ka problem. Futbolli është jeta ime dhe unë zgjodha këtë jetë”, u shpreh Uzuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat