Ronaldo kërkon largimin nga Juventus

Futboll

Ronaldo kërkon largimin nga Juventus

Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:37
Ronaldo kërkon largimin nga Juventus

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi këtë verë.

Sipas raportimeve të fundit, Ronaldo e ka ngarkuar agjentin e tij Jorge Mendes me detyrën për të gjetur një klub të ri për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka përjashtuar një kthim në “Santiago Bernabeu” dhe Manchester United mbetet një opsion për 36-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2022.

Sidoqoftë, Ronaldo do të duhet të ulë pagën e tij prej 31 milionë euro në vit nëse dëshiron të largohet nga Juventusi dhe një lëvizje jashtë Italisë do ta detyronte atë të paguante më shumë taksa për të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit.

Ylli portugez nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe u duk vetëmohues në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat