Podolski kundër ish shokut të skuadrës

Futboll

Podolski kundër ish shokut të skuadrës

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:43
Podolski kundër ish shokut të skuadrës

Ish-shoku i skuadrës në kombëtaren e Gjermanisë, ngre zërin duke kritikuar dënimin e lehtë dhënë për Christoph Metzelder, i cili ka shpërndarë materiale pornografike fëmijësh.

Kur mësoi se Mentzelder do të dënohej me 10 muaj prove, pasi rrëfeu se kishte shpërndarë pornografi fëmijësh me celularin e tij, Lukas Podolski shkroi në llogarinë e tij në Twitter mesazhin: “I neveritshëm!”

Më vonë, në gazetën gjermane ‘Bild’, ai shkoi më tej kundër ish-shokut të tij të skuadrës në kombëtaren gjermane. “Dënimi i dhënë nuk bën drejtësi. Unë nuk e kuptoj dënimin me dhjetë muaj provë. Diçka e tillë duhet të dënohet më ashpër. Edhe një rrëfim i pjesshëm nuk duhet të jetë i mjaftueshëm, kur bëhet fjalë për pornografinë e fëmijëve,” tha ai pasi dëgjoi verdiktin.

“Nuk ka asnjë efekt parandalues. Kushdo që përpiqet kundër fëmijëve duhet të dënohet me peshën e plotë të ligjit. Në këtë mënyrë, do të ketë më shumë fëmijë në rrezik. Ashtu si prindërit dhe familjet e tyre. Dënimi nuk i jep drejtësi demit,”- shtoi në “Bild” Lukas Podolski.

Christoph Metzelder pranoi në seancën gjyqësore të mbajtur ndaj tij në qytetin e Dyzeldorfit, se në celularin e tij të sekuestruar nga policia kishte 297 materiale pornografike me fëmijë nën 10 vjeç, si dhe akuzën e prokurorisë se nga 9 korriku deri në 1 shtator 2019, ai i ka dërguar 10 foto një dëshmitari, 16 foto dhe 2 video një tjetri dhe vetëm një foto një dëshmitari të tretë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat