Kastrioti ka një finale

Futboll

Kastrioti ka një finale

Më: 2 maj 2021 Në ora: 11:28
Kastrioti ka një finale

Do të nisë ditën e sotme java e 31 e Kategorisë Superiore, teksa tashmë skuadrat kanë nevojë më shumë se kurrë për pikë në mënyrë që të realizojnë objektivat e sezonit. Kështu, Tirana që pas dy fitoreve të fundit duket sikur ka ringjallur shpresat e titullit, luan në një transfertë shumë delikate ndaj Bylisit.

Bardhebluve nuk iu lejohen hapa falsë duke qenë se kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje. Ndërkaq, vendasit janë në një zonë të rrezikshme në renditje dhe kërkojnë pikët për të siguruar qëndrimin në Superiore.

Nga ana tjetër, në Kamëz, do të luhet një sfidë si finale mes Kastriotit dhe Skënderbeut.

Krutanëve të trajnerit Ndreu iu bëjnë punë vetëm tre pikët për të ruajtur distancën nga korçarët që po bëjnë të gjitha përpjekjet për të mbijetuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat