Llapi – Prishtina, forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Futboll

Llapi – Prishtina, forma e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:13
Llapi – Prishtina

Llapi dhe Prishtina do të përballen sot në Superligën e Kosovës.

Pritet një ndeshje interesante, me dy skuadrat që tashmë janë ndeshur për të disatën herë në këtë edicion.

Llapi ka nevojë për tre pikë për shkak se është shumë pranë zonës së rrezikse, kurse Ballkani synon fitore për rrugën drejt titullit kampion.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Barazimin e regjistroi ndaj Prishtinës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës.

Kurse, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka regjistruar katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Pra, barazimin e ka me Llapin në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat